Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë duke “e shkatërruar” regjimin iranian dhe grupin militant të Libanit, Hezbollah.
Në konferencën e tij të parë për media që nga fillimi i sulmeve ndaj Iranit, Netanyahu ka thënë se lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk mund të dalë në publik, duke e quajtur atë “kukull të Gardës Revolucionare”, raportoi BBC-ja.
“Sa për t’ua kujtuar, Khamenei nuk është parë në publik që kur pasoi të atin, megjithëse një deklaratë që i atribuohet atij u lexua nga një lexues lajmesh në një televizion të kontrolluar nga shteti më herët sot”, ka theksuar më tej ai.
Ai ka theksuar se Khamenei nuk është parë në publik që nga momenti kur pasoi të atin në këtë post.
Megjithatë, sipas mediave shtetërore iraniane, më herët gjatë ditës ishte lexuar një deklaratë e tij në televizionin shtetëror.
Netanyahu iu drejtua edhe popullit iranian, duke thënë se momenti kur ata do të mund të nisin rrugën e re të lirisë po afrohet.
Edhe
Netanyahu paralajmëron intensifikim të sulmeve ndaj Iranit në ditët në vijim
Ai ka shtuar se Izraeli qëndron pranë tyre dhe është i gatshëm t’i ndihmojë, por theksoi se në fund gjithçka varet nga vetë qytetarët e Iranit.
Netanyahu ka folur edhe për marrëdhënien e tij me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin tha se komunikon pothuajse çdo ditë dhe marrin vendime së bashku në lidhje me luftën.
-
Netanyahu-iranianëve: Dilni rrugëve, Khamenei s’është më me ne
-
Netanyahu i bën thirrje popullit iranian për ndërrim regjimi
-
Netanyahu: Do të vazhdoj bashkëpunimin me Trumpin për t’i mposhtur ‘armiqtë e përbashkët’
-
Netanyahu s’e përjashton shënjestrimin e Khameneit: Askush në Iran s’duhet të ketë imunitet