Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Izraeli qëndron me ju

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i është drejtuar të hënën popullit të Iranit duke paralajmëruar se "nuk ka asnjë vend në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë" dhe askund që nuk do të shkonte "për të mbrojtur popullin e tij".

Duke folur nga Jerusalemi, kryeministri izraelit iu referua vrasjes së fundit të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe paralajmëroi popullin iranian se regjimit nuk i interesonte "asnjë grimë për ta".

“Imagjinoni sikur të gjitha paratë e mëdha që regjimi i harxhoi për armët bërthamore dhe luftërat e huaja do të investoheshin në arsimimin e fëmijëve tuaj, në përmirësimin e kujdesit shëndetësor, në ndërtimin e infrastrukturës së kombit tuaj, ujin, ujërat e zeza, të gjitha gjërat e tjera që ju nevojiten. Imagjinoni atë.

Por ju e dini një gjë të thjeshtë - tiranët e Iranit nuk kujdesen për të ardhmen tuaj”, ka deklaruar Netanyahu.

Hezbollahu, i cili mburret me dhjetëra mijëra luftëtarë, është parë prej kohësh si grupi militant më i fuqishëm në rajon dhe një partner kyç i Iranit për kërcënimin dhe frenimin e Izraelit.

Udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut u zotua të hënën se do të vazhdojë të luftojë me Izraelin dhe tha se grupi militant libanez ishte i përgatitur për një luftë të gjatë edhe pasi pjesa më e madhe e komandës së tij të lartë u shfaros.

Edhe Netanyahu thotë se ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në Liban Botë Netanyahu thotë se ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në Liban

Sulmet izraelite kanë vrarë Nasrallahun dhe gjashtë nga komandantët dhe zyrtarët e tij të lartë në 10 ditët e fundit dhe kanë goditur, siç thotë ushtria, mijëra objektiva militantë në pjesë të mëdha të Libanit.

Mbi 1,000 njerëz janë vrarë në vend në dy javët e fundit, gati një e katërta e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.