Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar sulme në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit, Bejrut, ndërsa konflikti me grupin e armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani vazhdon të përshkallëzohet.
Netanyahu ka thënë se "objektivat terroriste" në fortesën e Hezbollahut në Dahieh do të goditen në përgjigje të sulmeve ndaj civilëve izraelitë dhe shkeljeve të tjera të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e të shpallur në prill, i cili nuk ka arritur t'i japë fund luftimeve.
Një zyrtar i lartë i qeverisë libaneze i ka thënë BBC-së se po mbështetej në përpjekjet e ndërmjetësimit të SHBA-së për të ushtruar presion mbi Izraelin që të ndërpresë shkeljet e veta dhe të parandalojë viktima të mëtejshme civile.
Të dielën, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka folur me Netanyahun dhe presidentin libanez, Joseph Aoun. Sipas një zyrtari amerikan, ai propozoi që, si hap i parë, zyrtarët libanezë duhet të ushtrojnë presion mbi Hezbollahun që të ndalojë sulmet e tij ndaj Izraelit dhe se, në këmbim, Izraeli do të përmbahet nga përshkallëzimi në Bejrut.
Zyrtari ka shtuar se kjo do të krijonte hapësirë për një de-përshkallëzim gradual dhe një ndërprerje efektive të armiqësive.
Edhe
Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran
Kjo ndodhi pasi trupat izraelite që pushtuan Libanin jugor kaluan lumin Litani për të pushtuar Kështjellën 900-vjeçare Beaufort, e cila ndodhet në majë të një kreshte strategjikisht të rëndësishme.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se fushata e tyre "nuk kishte mbaruar" dhe se ata ishin "të vendosur të shtypnin pushtetin e Hezbollahut".
Kryeministri libanez, Naëaf Salam, ka akuzuar Izraelin të shtunën se po ndiqte një "politikë të tokës së djegur dhe ndëshkimit kolektiv".
Libani është përfshirë në luftën midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit më 2 mars, kur Hezbollahu lëshoi raketa në Izrael në hakmarrje për një sulm izraelit që vrau udhëheqësin suprem të Iranit. Izraeli u përgjigj me një fushatë ajrore në të gjithë Libanin dhe një pushtim tokësor.
Edhe
Netanyahu thotë se ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në Liban
Të paktën 3,371 njerëz janë vrarë në Liban që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së Shëndetësisë të vendit.
Izraeli thotë se 24 nga ushtarët e tij dhe katër civilë izraelitë janë vrarë gjatë së njëjtës periudhë në të dy anët e kufirit.