Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar pozitiv takimin treorësh me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, raporton “BBC”.
Ai ka thënë se takimi është zhvilluar në “frymë të mirë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBlinken gjendet në vizitën e tij të nëntë në Lindje të Mesme që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit në tetor pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit.
SHBA-ja ka shprehur optimizmin se mund të arrihet një marrëveshje armëpushimi pasi bisedimet kanë rinisur në Doha javën e kaluar.
Mirëpo, Hamas ka thënë se pretendimet se ka progres janë “iluzion” dhe se ka një numër të çështjeve mes dy palëve që po kontestohen ende – përfshirë edhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.
Më herët gjatë ditës, Blinken po ashtu u takua me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog dhe tha se “ndoshta është mundësia më e mirë dhe e fundit” për të siguruar një armëpushim dhe liruar pengjet që po mbahen në Gaza.
“Kryeministri ka ripërsëritur përkushtimin e Izraelit për propozimin e fundit amerikan për lirimin e pengjeve tona – duke marrë në konsideratë nevojat e sigurisë së Izraelit, për të cilat insistoi”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të Izraelit.