Nëntë të dyshuar për udhëheqjen e një komploti të ekstremit të djathtë për ta rrëzuar qeverinë gjermane do të dalin para gjyqit në Frankfurt të martën, duke shënuar kështu fillimin e procedurave lidhur me çështjen që tronditi vendin në fund të vitit 2022.
Rreth 260 dëshmitarë pritet të dëshmojnë vetëm në gjykatën në Frankfurt, gjyq që pritet të zgjasë deri në vitin 2025, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Shumica e të pandehurve akuzohen për anëtarësimin e tyre në një organizatë terroriste që u themelua në korrik të vitit 2021 me qëllim të “shfuqizimit me forcë të rendit shtetëror ekzistues në Gjermani”.
Grupi dyshohet se kishte planifikuar ta vendoste si udhëheqëse të re të vendit, Birgit Malsack-Winkemann, gjyqtare dhe ish-deputete e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë.
-
Mijëra njerëz protestojnë në Gjermani kundër AfD-së së ekstremit të djathtë
-
Arrestohen pjesëtarë të dyshuar të Hamasit në Gjermani për planifikim sulmesh
-
Autoritetet gjermane arrestojnë disa adoleshentë të dyshuar për formimin e një grupi terrorist
-
Dënohen 5 personat që komplotuan rrëzimin e qeverisë gjermane dhe kidnapimin e një ministri
-
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me akuza për vrasje dhe tentimvrasje