Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëntë shtetas amerikanë të vrarë nga sulmi i Hamasit në Izrael

Kështu ka bërë të ditur të hënën zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matt Miller.

Nga Administrata Biden të dielën është njoftuar se kanë njohuri për katër të vdekur, megjithatë presin që numri i viktimave të rritet.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka thënë se SHBA-ja po punon për të verifikuar raportet e amerikanëve të zhdukur dhe të vdekur pasi Hamasi filloi sulmin kundër Izraelit.

Ministri izraelit i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, ka thënë se amerikanët janë në mesin e dhjetëra pengjeve që po mbahen në Gaza.