Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli pretendon se ka vrarë një zyrtar të lartë të Hamasit

Ushtria e Izraelit ka thënë se beson se 212 persona po mbahen peng nga Hamasi në Gaza, raporton BBC.

Të premten dy amerikanë – nëna e vajzë – ishin pengjet e para që u liruan.

Ushtria izraelite ka treguar edhe se gjatë sulmeve ajrore gjatë natës në Gaza është vrarë një komandues i lartë i Hamasit.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Izraelit, Daniel Hagari, ka thënë se zëvendëskomandanti i forcave raketore të Hamasit është vrarë “përkrahë dhjetëra terroristëve tjerë”.

Hamasi është cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe shtetet tjera evropiane.

Më herët Hamasi ka treguar se 55 persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite gjatë natës.