Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hamasi thotë se 151 persona u vranë në 24 orët e fundit gjatë sulmeve izraelite në Gaza

Ministria e Shëndetësisë e Gazas, që drejtohet nga Hamasi, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Gaza janë vrarë 151 persona si pasojë e sulmeve izraelite, raporton “BBC”.

Shifra totale e të vdekurve në Gaza, sipas Hamasit, është 19 mijë e 453, që kur Izraeli nisi sulmet më 7 tetor.

Më tepër se 52 mijë janë lënduar.

Izraeli nisi ofensivën në Gaza si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit në territorin izraelit. Në sulmin në territorin izraelit më 7 tetor, u vranë 1200 persona dhe u kapën afro 240 pengje.

Në Tel Aviv sot ka arritur Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Ai dhe homologu i tij izraelit Yoav Gallant, po mbajnë konferencë për media.