Në Greqi ka vdekur një foshnje 37-ditëshe si pasojë e COVID-19. Foshnja ishte e shtruar në spitalin për fëmijë “Aghia Sofia” në Athinë dhe ishte në respirator, përcjellin mediat e huaja të hënën.
Kjo është viktima më e re në Greqi si pasojë e COVID-19.
Në 24 orët e fundit, në Greqi kanë vdekur 39 persona si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.797.
Ndërkohë, numri i të prekurve me COVID-19 në 24 orët e fundit është 1.165, kurse numri i përgjithshëm 206.281.
Artikuj të ngjashëm
-
Greqia regjistron rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19
-
Greqia shënon numër rekord të rasteve me COVID-19 në 24 orë
-
Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Greqi, 97 raste të reja në 24 orë
-
Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 39 raste të reja
-
Një i vdekur nga COVID-19 të enjten në Shqipëri