Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqia regjistron rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19

Greqia konfirmoi 3.191 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, me 19 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, tha Organizata Kombëtare greke e Shëndetit Publik (EODY).

Që kur filloi pandemia, Greqia ka konfirmuar 557.237 infeksione (ndryshimi ditor +0,6%).

Në rastet e konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 129 infeksione lidhen me udhëtimet nga jashtë dhe 1.501 me raste të tjera të konfirmuara.

Janë regjistruar edhe 23 vdekje në 24 orët e fundit duke e çuar totalin e viktimave të pandemisë në 13.351.

Nga këto, 95,2% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70-vjeç. Ndërkohë, 252 pacientë janë në ventilatorë në spitale.

Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç./KSP