Greqia ka regjistruar numrin më të lartë me të infektuar me koronavirus për 24 orët e fundit, sipas të dhënave të autoriteteve të shëndetësisë.
3,316 raste të reja janë shënuar aty, duke e çuar totalin në 66,637, raporton Reuters.
Në Greqi janë regjistruar edhe 50 të vdekur, teksa numri i përgjithshëm ka shkuar në 959.
Rritja e numrit të rasteve pozitive ka detyruar Greqinë të rivendosë vendin nën izolim deri në fund të nëntorit.
Artikuj të ngjashëm