Greqia ka raportuar për 262 raste të reja me COVID-19 të mërkurën, duke shënuar numrin më të lartë ditor që nga shpërthimi i virusit në vend, kanë thënë autoritetet e shëndetit.
Rastet e reja e kanë çuar numrin total të infektimeve në 6,177, që prej kur u shfaqën rastet e para në shkurt.
Deri më tash, në Greqi janë shënuar 216 të vdekur, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Rritjet e rasteve me koronavirus javët e fundit ka nxitur autoritetet që gradualisht të vënë ndalesa të reja gjatë sezonit të turizmit.
Artikuj të ngjashëm
-
3,316 raste me COVID-19 në Greqi, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë
-
Greqia shënon numër rekord të rasteve me COVID-19 në 24 orë
-
Greqia regjistron shifër rekorde të rasteve me COVID-19
-
Rritje alarmante e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri
-
Greqia regjistron rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19