Në Shqipëri është regjistruar shifra më e lartë e rasteve të reja me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2832 raste të reja me koronavirus nga testimi i 8746 mostrave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë kanë vdekur gjashtë persona si pasojë e COVID-19.
Shifra është gati trefishtë më e lartë se ajo e një dite më parë. Të hënën u regjistruan 1017 raste të reja me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1732 qytetarë në Shqipëri.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 236.486 raste me koronavirus, prej tyre 3277 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 211.187 qytetarë, ndërsa janë 22.022 raste aktive.