Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 446 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 1532 mostrave.
Nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 549 qytetarë.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 327.871 raste me COVID-19, prej tyre 3119 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 321.170 qytetarë, ndërsa janë 3582 raste aktive.
Artikuj të ngjashëm