Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri kanë shënuar rritje.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë regjistruar 219 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 805 testime.

Gjatë së njëjtës periudhë nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, shkruan A2CNN.

Numri i të shëruarve brenda një dite është regjistruar më i ulët sesa i të infektuarve. Gjithsej 75 qytetarë janë shëruar nga ky virus të martën.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim nëntë pacientë, ndërsa 829 qytetarë vazhdojnë të jenë aktiv në gjithë vendin.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 277.663 raste, prej tyre 273.337 janë shëruar, ndërsa luftën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.497 pacientë.