Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të enjten edhe për 547 raste të reja pozitive me COVID-19, që janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, rastet e reja pozitive janë shënuar nga 1.661 testime të kryera, derisa nuk është regjistruar asnjë viktimë, raportoi A2CNN.

332 persona të prekur me COVID-19 janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 316.275.

Me këtë rast është rritur edhe numri i rasteve aktive, i cili ka shkuar në 3.748.

24 persona që vazhdojnë të jenë të prekur me COVID-19 dhe po trajtohen në spitalin COVID-3 në Tiranë.