Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus nga 407 testime dhe asnjë humbje jete.
Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, janë 258 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 275.372 raste, prej tyre 271.617 janë shëruar, 258 janë aktive, ndërsa betejën me koronavirusin e kanë humbur 3.497 pacientë.