Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus, derisa nuk është raportuar për asnjë të vdekur.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 508 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy qytetarë në Durrës, dy në Patos dhe nga një në Lushnje dhe Peqin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë 422 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 274.834 raste, prej tyre 270.916 janë shëruar, 422 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.496 pacientë.