Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

59 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 489 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 59 qytetarë.

Sipas njoftimit për shtyp, 33 raste rezultojnë në Tiranë, 16 në Fier, 5 në Durrës, nga 2 qytetarë Kavajë, Vlorë, 1 në Sarandë.

Janë 301 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272.605 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 276.403 raste pozitive, prej tyre 272.605 janë shëruar, 301 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë./ATSH

Artikuj të ngjashëm