Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 36 raste pozitive me COVID-19 nga testimi i 877 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë nuk ka raportuar për raste me fatalitet. Ndërsa është njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 63 qytetarë. Janë 337 raste aktive me COVID-19 aktualisht.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 272.272 raste me koronavirus, ndërsa prej tyre 3494 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 270.441, ndërsa janë 337 raste aktive.