Shqipëria ka shënuar 53 raste të reja të infektimit me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se raste e reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej 555 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Numri i të shëruarve nga ky virus gjatë së njëjtës periudhë kohore është më i lartë se ai i të infektuarve. 71 persona janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 272,697 që nga fillimi i epidemisë.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka shënuar ulje në 274, ndërsa pesë pacientë po trajtohen në spital.