Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur nga COVID-19 të enjten në Shqipëri

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar të enjten se edhe 375 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej 1.285 testime ditore, raportoi A2CNN.

Numri i të shëruarve gjatë së njëjtës periudhë kohore është më i lartë se i të prekurve. Me 389 pacientët e shëruar së fundmi, numri i përgjithshëm i tyre është rritur në 319.193.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me koronavirus ka rënë në 3.689.

Sipas njoftimit të ministrisë, 19 persona të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3, në Tiranë.