Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur nga COVID-19 të mërkurën në Shqipëri

Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se edhe 979 raste të reja pozitive janë regjistruar brenda një dite, nga gjithsej 2.243 testime të kryera.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar edhe 993 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 303.304.

Me këtë rast numri i rasteve aktive me koronavirus në këtë vend ka rënë në 7.706.

Sipas njoftimit të MSH-së, 29 persona janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3.