Parlamentarët francezë mbrëmë kanë zgjatur për të gjashtën herë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Zgjatja është bërë pasi që Ministria e Punëve të Brendshme publikoi shënimin se forcat e sigurisë sivjet kanë penguar, mesatarisht, nga një sulm terrorit në muaj, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo zgjatje, siç theksohet, siguron liri më të madhe për forcat e sigurisë franceze në kryerjen e bastisjeve dhe përcjelljeve e në fuqi është nga dhjetori i vitit 2015, kur një grup sulmuesish vrau më shumë se 130 persona, përcjell al jazeera.
Ministri francez i Punëve të brendshme Gerard Collomb ka deklaruar se është e domosdoshme të ruhet siguria e qytetarëve të Francës.
"Nga fillimi i këtij viti kemi ndaluar shtatë komplote që kanë mundur të shkaktojnë raste të shumta vdekjesh", ka thënë Collomb.
“Në prill është penguar sulmi në Marseille, kur dy meshkuj me arsenal armësh dhe eksplozivësh u arrestuan disa ditë para zgjedhjeve presidenciale. Sulmi do të kishte pasoja të tmerrshme”, ka thënë ai për rrjetin.