Nga Lille në veri, në Marsejë në jug të Francës, ndërtesat publike, dyqanet dhe automjetet u sulmuan sërish të enjten në mbrëmje dhe trazira ka vazhduar edhe gjatë mesnatës.
Në Roubiax, banorët e një hoteli raportohet se u detyruan të dilnin në rrugë pasi ndërtesa mori flakë.
Grupe protestuesish janë përleshur me Policinë në Paris dhe disa protestues përdorën granata të bëra vetë, raportoi BBC.
Nata e tretë e dhunës erdhi pasi mijëra u mblodhën për një marshim në kujtim të adoleshentit i cili u vra të martën nga policia.
Të paktën 667 persona janë arrestuar.
17-vjeçari u qëllua nga një polic pasi refuzoi të ndalej për një kontroll trafiku. Videot kanë treguar dy policë që tentuan ta ndalojnë automjetin e të riut dhe njërin prej tyre i cili drejtoi armën kah shoferi.
-
Gati 1.000 të arrestuar të shtunën në Francë pas protestave masive
-
Protesta në tërë Francën, 135 të arrestuar deri në mesditë
-
Protestat në Francë përshkallëzohen në dhunë, mbi 1.200 të arrestuar
-
Afro 720 të arrestuar të shtunën mbrëma në trazirat në Francë
-
As 45 mijë policë nuk mund t’i ndalin trazirat në Francë