Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Afro 720 të arrestuar të shtunën mbrëma në trazirat në Francë

Autoritetet franceze kanë thënë se 719 persona janë arrestuar mbrëmë në protestat e dhunshme në Francë. Ishte nata e pestë që u protestua që nga vrasja e të riut Nahel M., raporton BBC.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmian, ka thënë se numri i të arrestuarve është më i ulët se një natë më parë.

Është njoftuar për 45 policë të lënduar, dhe ndezjen e mbi 800 zjarreve nga protestuesit.

Rreth 45 mijë policë janë vendosur nëpër Francë për ta menaxhuar situatën.

Është njoftuar po ashtu se protestuesit me veturë janë përplasur në shtëpinë e kryebashkiakut të L’Hay-les-Roses, që gjendet në periferi të Parisit.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 01:30 të dielën, ndërsa Vincent Jeanbrun ishte në zyrë.

Bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët ishin duke fjetur kur protestuesit u futën nëpërmjet portave dhe ia vunë zjarrin veturës.

Edhe Gati 1.000 të arrestuar të shtunën në Francë pas protestave masive Botë Gati 1.000 të arrestuar të shtunën në Francë pas protestave masive

Kur bashkëshortja e tij dhe fëmijët tentuan të largoheshin, ata u qëlluan me fishekzjarrë. Si rezultat është lënduar bashkëshortja dhe një nga fëmijët.

Jeanbrun e ka quajtur këtë “tentim vrasje dhe qyqarllëk”.

Policia ka nisur hetimet.