Një gjykim historik ka nisur në Francë lidhur me sulmet e vitit 2015 në Paris, si pasojë e të cilave kanë mbetur të vdekur 130 persona.
Gjuajtja me armë dhe hedhja e bombave nga grupi ekstremist Shteti Islamik, konsiderohet si një prej mizorive më të madhe në Francë, në kohën e pas Luftës së Dytë Botërore.
Sulmuesi i vetëm në këtë rast që ka arritur të shpëtojë, është në gjykatë me 13 të pandehur të tjerë, në një objekt të ndërtuar për këtë qëllim në Paris, ndërkohë rasti po llogaritet si një prej gjykimeve më të mëdha në historinë moderne të Francës.
Përgjatë nëntë muajve të ardhshëm, do të jenë në dispozicion gjithsej 140 ditë të gjykimit, në të cilin do të jenë të përfshirë rreth 330 avokatë dhe 1,800 të mbijetuar dhe të afërm të viktimave.
Do të dëgjohen po ashtu deklaratat e rreth 300 personave që ishin dëshmitarë të sulmit, përfshirë këtu ish-presidentit François Hollande, i cili ishte në krye të shtetit në kohën kur kanë ndodhur sulmet.
Në prag të nisjes së gjykimit, Hollande ka thënë për mediat franceze se ky është një moment shumë i rëndësishëm për viktimat e sulmeve, të cilat ai i ka quajtur “një akt lufte”, atë kohë.
Edhe
Nis procesi gjyqësor për vrasjen e 86 personave në Francë
IS-i kishte marrë përgjegjësinë e sulmeve që kanë ndodhur në sallën e koncerteve Bataclan, në një prej stadiumeve kryesore, në restorante dhe bare, më 13 nëntor të vitit 2015.
Ndërkohë, të dyshuarit kanë arritur tashmë në gjykatë, nën masa të rrepta sigurie, mëngjesin e së mërkurës.