Tetë persona do të dalin para gjykatës të hënën në Paris nën dyshimet se ndihmuan në sulmin e Nices gjatë vitit 2016.
Sulmuesi, 31-vjeçar, nga Tunizia me leje qëndrimi francez, ishte vrarë nga policia pak minuta pasi me kamion shkeli për vdekje 86 persona në Nice.
Kishte marrë me qira kamionin me peshë 19 tonë dhe goditi turmën si fjolla bore, duke lënë pas njerëz të vdekur dhe të gjymtuar.
Të mbijetuarit ende e kujtojnë ditën, për të cilën thonë se është harruar dhe se kujtohet vetëm në përvjetorë.
Në mesin e të vdekurve kishte francezë, të huaj dhe fëmijë, raportoi AP.
Edhe
Franca nis gjykimin ndaj 20 personave për sulmin terrorist që la 130 të vdekur
Të afërmit dhe miqtë e tyre do të mblidhen të hënën në Paris, kur do të fillojë procesi gjyqësor që do të zgjasë së paku dy muaj.
Të mbijetuarit e sulmit thonë se kur politikanët u pyetën për terrorizmin gjatë zgjedhjeve presidenciale, të gjithë harruan ta përmendnin sulmin në Nice, duke vënë fokusin vetëm te sulmet më të vonshme.
Procesi gjyqësor do të nisë në kohën kur Franca është paralajmëruar nga prokuroria antiterrorizëm se ende kërcënohet nga sulmet terroriste nga ekstremistët islamikë që kanë ardhur nga Iraku dhe Siria.
Shteti francez frikësohet se të dënuarit për akuzuat për terrorizëm do të lirohen dhe do të jenë kërcënim për Francën.
Për sulmin në Nice gjatë vitit 2016 përgjegjësinë e mori grupi i Shtetit Islamik.
Autoritetet franceze kanë thënë se i dyshuari ishte frymëzuar nga propaganda ekstremiste e ISIS-it.
Edhe
Një minutë heshtje para ndeshjes Francë – Spanjë
Në qershorin e këtij viti 20 persona janë dënuar në lidhje me sulmet në Paris, në të cilat u vranë 130 persona.
Shumica prej tyre supozohet se kanë vdekur në Siri dhe janë gjykuar në mungesë.