Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I dyshuari për sulmet në Paris thotë se vrasjet ishin hakmarrje për sulmet ajrore të Francës

I dyshuari kryesor për sulmet në Paris më 2015 ka thënë para gjykatës se vrasjet e koordinuara ishin hakmarrje për sulmet ajrore franceze kundër grupit të Shtetit Islamik, duke i quajtur vdekjet e 130 njerëzve të pafajshëm si “asgjë personale” ndërsa pranoi rolin e tij për herë të parë.

Salah Abdeslam, i veshur në të zeza, ka heshtur gjatë gjithë hetimit. Të gjithë po prisnin nëse ai do të jepte detaje gjatë gjykimit, raporton AP.

të armatosur nga grupi IS dhe kamikazë sulmuan brenda disa minutave në disa vende rreth Parisit më 13 nëntor 2015, me shënjestër fansat në stadiumit kombëtar të futbollit, njerëzit në kafe, duke përfunduar me sulmin brenda sallës së koncerteve Bataclan. Ishte sulmi më i dhunshëm në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore.