Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist.
Francezi 69-vjeçar, i cili hapi zjarr në një qendër kulturore të komunitetit kurd në Paris, u tha hetuesve se ishte racist, tha të shtunën një burim i afërt me rastin.
Të shtënat shkaktuan panikë në rrugët e mbushura me dyqane dhe kafene, në lagjen e 10-të të modës të kryeqytetit francez.
Arma të cilën e kishte përdorur sulmuesi, ishte një pistoletë "shumë e përdorur" e ushtrisë amerikane Colt 1911.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se "kurdët në Francë kanë qenë objektiv i një sulmi në zemër të Parisit" dhe urdhëroi shefin e policisë së Parisit të takohet me udhëheqësit e komunitetit kurd të shtunën.
Edhe
Marshim i heshtur pas sulmit në Paris në qendrën kurde
Sipas Këshillit Demokratik Kurd në Francë (CDK-F), të vdekur janë dy burra dhe një grua.
Pas sulmit, në Paris u mbajtën edhe protesta.
Prokuroria në Paris tha se i dyshuari, 69 vjeç, së fundi ishte liruar nga paraburgimi teksa po priste nisjen e gjyqit për një sulm me shpatë në një qendër të migrantëve. Sulmi kishte ndodhur vitin e kaluar dhe ishin plagosur disa persona.
Disa orë pas sulmit, protestuesit kurdë u përleshën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Edhe
Shpërthen dhuna në Paris pas sulmit vdekjeprurës
Protestuesit hodhën në drejtim të policisë gjësende të forta, përfshirë kosha të plehrave dhe dëmtuan tavolinat e restoranteve.
Ata thanë se po shprehnin zemërimin lidhur me sulmin, duke shtuar se forcat e sigurisë franceze bën pak për ta parandaluar atë./ rel