Mijëra kurdë nga shtete të ndryshme evropiane kanë marshuar në Paris në shenjë pakënaqësie për vrasjet e pazgjidhura të katër aktivisteve kurde para dhjetë vjetësh. Marshuesit gjithashtu kanë përkujtuar edhe tre kurdët e vrarë në Paris para dy javës në sulmin me motive racore.
Të shoqëruar nga policia, disa autobusë nga Gjermania, Holanda, Zvicra dhe Belgjika kanë arritur në Paris për protestën e kurdëve. Tri gratë aktiviste u vranë më nëntë janar të vitit 2013.
Aktivistët kurdë dyshojnë se shërbimi i inteligjencës turke është përfshirë në vrasjen e tyre. I dyshuari, shtetas turk, ka vdekur në burgun e Francës para se të niste procesi gjyqësor ndaj tij.
Zyrtarët turq në atë kohë kanë thënë se vrasja e aktivisteve ishte bërë pas mosmarrëveshjes që kishin ato. Ndërkaq dy javë më parë, një person ka vrarë tre persona në lagjen e kurdëve në Paris. Ai sapo ishte liruar nga burgu për sulm ndaj refugjatëve.
-
Marshim i heshtur pas sulmit në Paris në qendrën kurde
-
Protestuesit kurdë në Paris të zemëruar nga mosveprimi pas vrasjes së tre personave
-
Grupet e armatosura kurde përpiqen të futen në Iran nga Iraku
-
Shpërthen dhuna në Paris pas sulmit vdekjeprurës
-
Sulmuesi në Paris që vrau tre persona e pranon se ishte racist