Grupe separatiste kurde të armatosura po përpiqen të kalojnë kufirin nga Iraku në Iran, i kanë thënë Reutersit tre burgime, gjë që tregon ndërhyrje të grupeve të huaja që kërkojnë të përfitojnë nga paqëndrueshmëria në Teheran.
Tri burimet kanë thënë se inteligjenca turke e ka paralajmëruar Gardën Revolucionare të Iranit për kalimin e kufirit të luftëtarëve kurdë ditët e fundit.
Një zyrtar iranian ka thënë se Garda është përplasur me luftëtarë kurdë, që sipas tij, donin të krijonin jostabilitet dhe të përfitonin nga protestat në Iran.
Turqia ka paralajmëruar në ditët e fundit se çfarëdo intervenimi i huaj në Iran do të përshkallëzonte krizat rajonale.
Një grup i të drejtave të njeriut ka njoftuar se 2,600 persona janë vrarë në protestat që kanë përfshirë Iranin.
-
Bahrejni arreston 41 të dyshuar për lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit
-
CIA synon armatosjen e forcave kurde për të nxitur kryengritje në Iran
-
Ka shkuar në të paktën 5,000 numri i të vdekurve nga protestat në Iran
-
Mund të jetë vonë për ndërmjetësimin e Turqisë mes SHBA-së dhe Iranit
-
Dyshohet për mijëra të vdekur nga shtypja e protestave në Iran