Ndërmjetësimi i Turqisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mund të jetë i vonë tashmë.
Turqia është në kontakt me të dyja palët, kanë bërë të ditura burime diplomatike në mënyrë që ato të kthehen në tavolinën e negociatave. Por, kanë shtuar se ndoshta tash është shumë vonë.
“Aktualisht ka bisedime për negociata. Bisedimet e paqes janë shumë të ngadalshme dhe shpejtimi i tyre mund të jetë shumë i vonë”, kanë thënë burimet.
Zyrtarët iranianë janë zotuar të veprojnë shpejt për të ndëshkuar protestuesit antiqeveritarë, duke paralajmëruar se kushdo që arrestohet në ditët e fundit konsiderohet fajtor për zhvillimin e një "lufte të brendshme" kundër regjimit. Të paktën 2,500 protestues janë vrarë që nga fillimi i shtypjes brutale të Iranit muajin e kaluar, sipas një grupi të të drejtave me bazë në SHBA. Ndërkohë, personelit në disa baza ushtarake amerikane në Lindje të Mesme u është kërkuar të largohen si një "maskë paraprake", teksa presidenti Donald Trump po shqyrton ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Iranit.
-
Irani paralajmëron hakmarrje nëse Trumpi sulmon, SHBA-ja tërheq personel nga bazat rajonale
-
Turqia paralajmëron kundër çdo ndërhyrjeje të huaj në Iran
-
Trumpi thotë se zyrtarët iranianë po duan të negociojnë, s’e përjashton mundësinë e ndërhyrjes
-
Trumpi paralajmëron se SHBA-ja do të intervenojë nëse Irani vret protestuesit
-
Irani thotë se ka marrë përgjigje nga SHBA-ja lidhur me propozimin e fundit për paqe