Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar autoritetet e Iranit se Washingtoni do të intervenojë po që se i vrasin protestuesit.
Në një shkrim në rrjete sociale, Trumpi nuk ka dhënë detaje për paralajmërimin e tij.
“Jemi të gatshëm të veprojmë”, ka shkruar ai.
Një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, iu përgjigj menjëherë duke thënë se “duhet të jetë i kujdesshëm”. Sipas tij, po që se Trumpi intervenon do të shkaktohej kaos në të gjithë Lindjen e Mesme.
Të paktën gjashtë persona raportohet të jenë vrarë në Iran pas protestave masive nga përkeqësimi i kushteve ekonomike.
Protestat nisën në Teheran më 28 dhjetor, për shkak të kolapsimit të kursit të këmbimit të monedhës kombëtare kundrejt dollarit amerikan dhe inflacioni arriti në 52 për qind. Protestat më pas u përhapën në disa rajone të tjera.
-
Irani paralajmëron sulm ndaj bazave amerikane nëse goditet nga SHBA-ja
-
Irani paralajmëron hakmarrje nëse Trumpi sulmon, SHBA-ja tërheq personel nga bazat rajonale
-
Trumpi mbledh sonte ekipin e sigurisë kombëtare lidhur me Iranin
-
Trumpi thotë se zyrtarët iranianë po duan të negociojnë, s’e përjashton mundësinë e ndërhyrjes
-
Trump: Irani po vonohet për marrëveshjen, do të paguajë çmimin