Teherani zyrtar ka paralajmëruar vendet fqinje që strehojnë trupa amerikane se do të hakmerret kundër bazave amerikane nëse Uashingtoni ndërmerr hapa për të ndërhyrë në protestat në Iran.
Tre diplomatë kanë thënë se disa nga personeli ishin këshilluar të largoheshin nga baza kryesore ajrore amerikane në Katar, megjithëse nuk kishte shenja të menjëhershme të një evakuimi në shkallë të gjerë të trupave siç ndodhi në orët para një sulmi raketor iranian vitin e kaluar.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të ndërhyjë në mbështetje të protestuesve në Iran, ku një grup për të drejtat e njeriut tha se 2,600 persona janë vrarë që nga nisja e tyre më 28 dhjetor.
Një zyrtar izraelit ka deklaruar se Trumpi ka vendosur të ndërhyjë, megjithëse fushëveprimi dhe koha e këtij veprimi mbeten të paqarta.
-
Irani paralajmëron hakmarrje nëse Trumpi sulmon, SHBA-ja tërheq personel nga bazat rajonale
-
Irani paralajmëron SHBA-në me hakmarrje nëse sulmohet nga ajo
-
Trumpi paralajmëron se SHBA-ja do të intervenojë nëse Irani vret protestuesit
-
Irani paralajmëron “të hapë fronte të reja” kundër SHBA-së nëse ajo rikthen sulmet
-
Irani u bën thirrje të rinjve të mblidhen rreth centraleve elektrike