Një minutë heshtje do të mbahet para ndeshjes gjysmëfinale ndërmjet Francës dhe Spanjës.
Gjysmëfinalja mes Francës dhe Spanjës luhet sonte nga ora 21:00 në Dallas.
“Blick” ka shkruar se FIFA ka pranuar kërkesën e Francës që më 14 korrik, në Ditën Kombëtare të Francës, të përkujtohen viktimat e atentatit të ndodhur para 10 vjetësh.
Më 14 korrik 2016, në qytetin Nice të Francës, një shofer kamioni qëllimisht u përplas me një turmë njerëzish dhe si pasojë e sulmit 86 persona humbën jetën dhe mbi 400 të tjerë u plagosën.
“Para ndeshjes Francë - Spanjë do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Nice. Falënderimet e mia shkojnë për Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili e plotësoi kërkesën tonë. Nuk do ta harrojmë kurrë”, ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.