Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se në Gazë po ndodh “pauzë taktike e luftimeve” për t’u dalë në ndihmë civilëve, ka raportuar BBC-ja.
Në një postim në rrjetin social X, Izraeli ka shtuar se “këto pauza taktike janë të kufizuara në kohë dhe zona”.
Nuk është dhënë orari i kësaj pauze të sulmeve.
Të mërkurën, BBC-ja ka raportuar se ushtria izraelite ka shpallur një pauzë 4-orëshe në tri lagje qendrore në qytetin e Gazës.
G7-a i ka bërë thirrje Izraelit t’i ndërpresë sulmet për një “pauzë humanitare”, por jo për armëpushim të plotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli vendos “pauza humanitare” ditore nga sot
-
Ushtria izraelite njofton për “pauzë taktike” për ta lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza
-
SHBA-ja thotë se Izraeli do të nisë me pauza ditore katërorëshe në veri të Gazës
-
Për herë të parë, Bideni bën thirrje për “pauzë” humanitare në Gaza
-
Ushtria izraelite lëshon mesazh urgjent për palestinezët: Koha juaj po mbaron