Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria izraelite lëshon mesazh urgjent për palestinezët: Koha juaj po mbaron

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit lëshuan “mesazh urgjent për banorët e Gazës” duke u kërkuar civilëve nga veriu i Gazës që të lëvizin përkohësisht në jug.

“Vëmendje, banorë të Gazës. Kjo është një këshillë urgjente ushtarake nga forcat izraelite. Për sigurinë tuaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Gazës veriore dhe qytetit të Gazës që të zhvendosen përkohësisht në jug të Rripit. Kthimi në veri të Gazës do të jetë i mundur pasi të përfundojnë luftimet intensive”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

"Dritarja juaj për veprim po mbyllet, drejtohuni në jug për sigurinë tuaj. Kjo nuk është vetëm masë parandaluese, kjo është kërkesë urgjente”, ka thënë ai.

Urdhri erdhi pasi Izraeli njoftoi se "pushtimi tokësor është duke u zhvilluar".