Ushtria izraelite të dielën ka njoftuar për një “pauzë taktike” të ofensivave të saja në jug të Rripit të Gazës për të lejuar të hyrjen e ndihmave humanitare, raporton agjencia “AP”.
Ushtria izraelite bëri të ditur se pauza në zonën e Rafahs nisi nga ora 8 e mëngjesit të dielën dhe do të mbetet në fuqi deri në ora 19:00 me kohë lokale. Ka thënë se pauza të tilla do të ndodhin çdo ditë deri te një njoftim i mëtutjeshëm.
Këto pushime kanë për qëllim që të lejohen kamionët me ndihma të arrijnë te pika kufitare Kerem Shalom e kontrolluar nga Izraeli. Është pika kyçe e futjes së ndihmave dhe nga atje të udhëtojnë pa penguar drejt autostradës Salah a-Din, e të arrijnë në pjesë tjera të Gazës, ka thënë ushtria.
Ka thënë se pauzat do të koordinohen me Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmave.
-
Izraeli njofton pezullimin e shpërndarjes së ndihmave në Gazë
-
Izraeli thotë se do ta lejojë hyrjen e kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë
-
Izraeli vendos “pauza humanitare” ditore nga sot
-
Kamionët me ndihmave fillojnë të futen në Gaza
-
Izraeli rihap një pikëkalim kyç për hyrjen e ndihmave në Gaza