Kamionët e ndihmave kanë filluar të futen në Rripin e Gazës nëpërmjet pikëkalimit Kerem Shalom, që e lidh Gazën me Izraelin, raporton agjencia “Anadolu Agency”. Është hera e parë që kamionët e ndihmave kanë nisur të futen që kur Izraeli nisi ofensivën në Rafah më 6 maj.
Rreth 200 kamionë ndihma, duke përfshirë katër kamionë me karburant, pritet të hyjnë në Gaza të dielën përmes kësaj pike kufitare, ka bërë të ditur për Reutersin, Khaled Zayed, kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane në Sinain e Veriut.
Televizioni “Al Qahera News”, i lidhur me shtetin egjiptian, shpërndau video në faqen e mediave sociale X, të atyre që tha se ishin kamionët e ndihmës teksa hynin në vendkalim.
Kalimi kufitar Rafah, i cili ishte pika kryesore e hyrjes në Gaza për ndihma humanitare, është mbyllur për gati tre javë, që kur Izraeli mori kontrollin e anës palestineze të vendkalimit teksa intensifikoi ofensivën e tij ushtarake në këtë zonë më 6 maj.
Egjipti dhe SHBA-ja ranë dakord më 24 maj për të dërguar ndihma nëpërmjet vendkalimit të afërt të Izraelit, Kerem Shalom derisa të bëhen marrëveshjet ligjore për të rihapur Rafahun, bëri të ditur presidenca egjiptiane.
Një monitorues global i urisë ka paralajmëruar për krizë urie në pjesë të Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë njerëz.
-
Të paktën 87 kamionë ndihma dhe gaz për gatim hyjnë në Gaza nga Izraeli
-
Nisin përgatitjet për futjen e ndihmave në Gazë sipas planit të paqes
-
Izraeli thotë se do ta lejojë hyrjen e kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë
-
107 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza të enjten, thotë ushtria izraelite
-
OKB: 90 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gazë pas bllokadës 11-javore