Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka mbështetur aksionin ushtarak në Siri, të ndërmarrë nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe.
Lexo edhe: SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca nisin sulmet në Siri
Përmes një komunikate dërguar medieve, aleanca veri-atlantike ka shprehur qëndrimin se ky veprim do të zvogëlojë mundësinë e regjimit për sulme të tjera kimike mbi popullin sirianë nga regjimi i Assadit.
NATO vazhdimisht ka dënuar përdorimin e armëve kimike si një shkelje të qartë të marrëveshjeve dhe rregullave ndërkombëtare.
“NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë botërore, dhe beson se është jetike që të mbrohet konventa për armët kimike. Ajo bën thirrje për një përgjigje të përbashkët dhe efektive të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.
-
SHBA, Franca dhe Britania njoftojnë NATO-n për sulmin në Siri
-
NATO-ja mbron të drejtën e saj për t’i ndihmuar Ukrainës pas kërcënimeve të Putinit
-
NATO pajtohet me Bidenin për të qëndruar të bashkuar kundër Rusisë
-
NATO dhe BE-ja nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për Ukrainën
-
NATO-ja dënon sulmin rus mbi Kiev