Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dënoi sulmin e Rusisë mbi Kiev të hënën, derisa bëri të ditur se do të vazhdojë përkrahja për Ukrainën.
Siç raportoi BBC-ja të hënën, Stoltenberg bisedoi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, të cilit i tha se mbështetja e trupave ukrainase vazhdon “për aq kohë sa ka nevojë”.
Numri i viktimave në Kiev shkoi në 11, derisa 60 persona u plagosën në sulmin me raketa.
Sulmin rus e dënuan edhe vendet perëndimore, gjersa presidentin Vladimir Putin, kërcënoi Ukrainën “se do t'i vazhdojë aksionet” nëse cenohet territori rus.
Artikuj të ngjashëm
-
NATO: Sulmi ndaj Ukrainës shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare
-
NATO-ja mbron të drejtën e saj për t’i ndihmuar Ukrainës pas kërcënimeve të Putinit
-
Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për lajme të këqija nga Ukraina
-
NATO pajtohet me Bidenin për të qëndruar të bashkuar kundër Rusisë
-
Stoltenberg flet për revoltën e Rusisë, fajëson Putinin për “gabimet”