Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pajtohet me qëndrimet dhe vërejtjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili tha se bota në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojë Rusinë të “brutalizojë” Ukrainën pa pasoja.
Me të dalë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Stoltenbergu ka thënë se është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë ta dënojë Rusinë dhe ta mbështesë Ukrainën në luftë.
“Nëse nuk ngrihemi për Ukrainën, atëherë asnjë komb në botë nuk është i sigurt”, tha Stoltenbergu për BBC-në. “Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo luftë, por me mbështetjen e NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar, Ukraina ka mundur ta shtyjë Rusinë prapa”, ka shtuar ai.
Stoltenbergu është pajtuar me Bidenin edhe për marrëdhëniet me Kinën. Ai ka thënë se Kina nuk është kundërshtar i NATO-s, por marrëdhëniet e saj në rritje me Rusinë janë arsye bindëse për ta mbajtur Aleancën të fortë.
-
Stoltenbergu thotë se NATO-ja s’duhet të ndalet së ndihmuari Ukrainën për shkak të fjalëve të Putinit
-
Shefi i NATO-s: Kina është bërë mbështetëse vendimtare e pushtimit ukrainas nga Rusia
-
Bideni zotohet se NATO-ja mund ta mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj
-
Stoltenbergu thotë se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s
-
Stoltenberg: Kina duhet të përballet me pasoja për përkrahje të Rusisë