Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të enjten se Ukraina është viktimë e një agresioni të nisur nga Rusia, dhe se sipas së drejtës ndërkombëtare, ka të drejtë ta mbrojë vetën.
Ai po ashtu ka thënës e Perëndimi ka të drejtë ta ndihmojë një shtet që ta mbrojë veten, raporton AP.
Deklarata e Stoltenbergut vjen një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar Perëndimin se Rusia mund t’i furnizojë me armë me rreze të gjatë vendet e tjera për t’i sulmuar caqet perëndimore, në përgjigje të aleatëve të NATO-s që po e lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët e tyre për ta sulmuar territorin rus.
Putini po ashtu ka ripërsëritur gatishmërinë e Moskës që të përdorë armë bërthamore nëse sheh kërcënim për sovranitetin e saj.
Ndërkaq, Stoltenbergu po ashtu ka nënvizuar se “NATO-ja nuk ka plane që të dërgojë forca në Ukrainë”.
Edhe
Stoltenberg: Ukraina ka të drejtë të godasë objektiva ushtarake në Rusi
SHBA-ja dhe Gjermania e kanë autorizuar Ukrainën që t’i sulmojë caqet në territorin rus me armë me rreze të gjatë me të cilat ata po e furnizojnë Kievin.
LEXO EDHE:
-
Stoltenbergu thotë se NATO-ja s’duhet të ndalet së ndihmuari Ukrainën për shkak të fjalëve të Putinit
-
NATO-ja mund të kishte bërë më shumë për ta parandaluar luftën në Ukrainë, thotë Stoltenberg
-
Kërcënon Putini: Përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina e vë NATO-n në luftë me Rusinë
-
Shefi i NATO-s: Kina është bërë mbështetëse vendimtare e pushtimit ukrainas nga Rusia