Presidenti Vladimir Putin, ka paralajmëruar Gjermaninë të mërkurën se përdorimi i armëve të saj nga Ukraina për të goditur objektivat brenda Rusisë do të shënonte një "hap të rrezikshëm" dhe ka shtuar se Moska nga ana e saj mund të sigurojë armë me rreze të gjatë për të tjerët për të goditur objektivat perëndimore.
“Një veprim i tillë nga Perëndimi do të minojë më tej sigurinë ndërkombëtare dhe mund të çojë në probleme shumë serioze", ka deklaruar Putini, duke folur për herë të parë para gazetarëve të huaj, që kur ka nisur lufta në Ukrainë.
“Kjo do të shënonte përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në luftën kundër Federatës Ruse dhe ne rezervojmë të drejtën të veprojmë në të njëjtën mënyrë”, ka shtuar Putini.
“Nëse ata e konsiderojnë të mundur dërgimin e armëve të tilla në zonën luftarake për të nisur sulmet në territorin tonë dhe për të krijuar probleme për ne, pse nuk kemi të drejtë të furnizojmë armë të të njëjtit lloj në disa rajone të botës ku ata mund t’i përdorin për të nisur sulme ndaj objekteve të ndjeshme të vendeve që e bëjnë këtë ndaj Rusisë?”, është shprehur Putini.
Deklaratat e tij vijnë pas pyetjeve nga drejtues të lartë të disa prej mediave më prestigjioze në botë, të bëra në një takim me Putinin, në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të mërkurën në St.Petersburg.
Putini paralajmëron Gjermaninë për mënyrën e përdorimit të armëve të saj nga Ukraina
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Gjermaninë të mërkurën se përdorimi i armëve të saj nga Ukraina për të goditur objektivat brenda Rusisë do të shënonte një "hap të rrezikshëm" dhe do të prishte marrëdhëniet midis Berlinit dhe Moskës.
Gjermania iu bashkua Shteteve të Bashkuara kohët e fundit për të autorizuar Ukrainën që të sulmojë tokën ruse me armët me rreze të gjatë me të cilat po furnizohet Kievi, raporton AP.
Duke folur në para gazetarëve të huaj në një forum ekonomik në St Petersburg të mërkurën, Putini ka thënë se dërgimi i tankeve gjermane në Ukrainë ishte një tronditje për shumë njerëz në Rusi.
“Tani nëse përdorin raketa për të goditur objektet në territorin rus, kjo do të shkatërrojë plotësisht marrëdhëniet ruso-gjermane”, tha ai.
Teksa pranonte pyetje nga gazetarët ndërkombëtarë për herë të parë që nga inaugurimi i tij muajin e kaluar për mandatin e pestë, Putini ka thënë gjithashtu se asgjë nuk do të ndryshojë në lidhje me raportet Rusin-SHBA pavarësisht nëse Joe Biden apo Donald Trump fitojnë zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.
"Ne do të punojmë me çdo president që do të zgjedhë populli amerikan”, është shprehur Putini, duke folur në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
Putini ka thënë gjithashtu se dënimi i Trumpit në gjyqin e tij për paratë e heshtura javën e kaluar, ishte rezultat i "përdorimit të sistemit gjyqësor si pjesë e luftës së brendshme politike".
Udhëheqësi rus u përball me pyetje mbi një gamë të gjerë temash nga drejtues të lartë të agjencive ndërkombëtare të lajmeve, megjithëse dominuar pyetjet për luftimet mbi dy-vjeçare në Ukrainë.
I pyetur për humbjet ushtarake ruse, Putini ka deklaruar se asnjë vend nuk do ta zbulonte atë informacion gjatë armiqësive, por pretendoi pa dhënë detaje se viktimat e Ukrainës janë pesë herë më të mëdha se ato të Rusisë.
Ai ka thënë gjithashtu se Ukraina ka më shumë se 1,300 trupa ruse në robëri, ndërsa më shumë se 6,400 ushtarë ukrainas mbahen në Rusi.
Raportet me SHBA-në nuk ndryshojnë kushdo që t’i fitojë zgjedhjet, thotë Putini
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të mërkurën se asgjë nuk do të ndryshojë në kuptimin e marrëdhënieve Rusi-SHBA, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Amerikë.
“Ne do të punojmë me çdo president që populli amerikan do ta zgjedh”, ka deklaruar Putini, teksa u pyet nga gazetarët e huaj në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të St.Petersburgut, raporton AP.
Udhëheqësi rus e ka përdorur forumin vjetor si një vitrinë për të promovuar zhvillimin e Rusisë dhe për të kërkuar investitorë.
Ndërsa takimet me gazetarët ishin pjesë e seancave të mëparshme, ai nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët perëndimorë në ngjarjen e Shën Petersburgut që nga dërgimi i trupave në Ukrainë.
Vitin e kaluar, gazetarët nga vendet që Rusia i konsideron si jomiqësore – duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian, nuk u ftuan, dhe zyrtarët dhe investitorët perëndimorë gjithashtu u larguan nga seanca pasi sanksione të gjera u vendosën ndaj Moskës për Ukrainën.