Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka qëndruar në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, deklaroi se aleanca po vëzhgon nga afër situatën në Rusi, duke theksuar gabimet e bëra nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Stoltenberg ka thënë se “ngjarjet e fundjavës janë një çështje e brendshme ruse”, por shtoi se ato ishin gjithashtu “një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik që presidenti, Vladimir Putin bëri me aneksimin e tij të paligjshëm të Krimesë dhe luftën kundër Ukrainës”.
Shefi i NATO-s ka theksuar gjithashtu se blloku po “monitoronte situatën në Bjellorusi” dhe dënoi “shpalljen e Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore”.
Megjithëse ushtria e Bjellorusisë nuk dihet se a ka marrë pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, vendi i lejon Rusisë trupat që kanë luftuar në Ukrainë dhe kanë bërë një marrëveshje këtë vit për vendosjen e armëve taktike bërthamore ruse.
-
Stoltenbergu thotë se NATO-ja s’duhet të ndalet së ndihmuari Ukrainën për shkak të fjalëve të Putinit
-
Stoltenberg e quan luftën në Ukrainë si krizën më të madhe në gjenerata
-
NATO-ja mbron të drejtën e saj për t’i ndihmuar Ukrainës pas kërcënimeve të Putinit
-
Stoltenberg: Gabim i madh historik nëse NATO-ja e lejon Putinin të triumfojë
-
NATO pajtohet me Bidenin për të qëndruar të bashkuar kundër Rusisë