Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar nga anëtarët e NATO-s që të dërgojnë në mënyrë të përshpejtuar sa më shumë ndihma ushtarake në Ukrainë, për të evituar “gabimin e madh historik” që Rusia të fitojë në fushën e betejës.
Stoltenbergu ka thënë se ukrainasve nuk “po u shpenzohet kurajo, por municioni”, raportoi Sky News.
“Së bashku e kemi kapacitetin që ta furnizojmë Ukrainën me atë që i nevojitet”, është shprehur të enjten Stoltenbergu, gjatë fjalimit të tij derisa po shpaloste raportin e vitit 2023.
“Shtetet e NATO-s duhet të veprojnë shpejtë sipas tij, pasi vonesat do të çojnë në pasoja të mëdha në fushën e betejës”, sipas tij.
“Ky është një moment kritik. Do të jetë një gabim i madh historik nëse e lejojmë Putinin të triumfojë”, ka thënë Stoltenberg.
-
Stoltenbergu thotë se NATO-ja s’duhet të ndalet së ndihmuari Ukrainën për shkak të fjalëve të Putinit
-
NATO-ja mund të kishte bërë më shumë për ta parandaluar luftën në Ukrainë, thotë Stoltenberg
-
Shefi i NATO-s: Kina është bërë mbështetëse vendimtare e pushtimit ukrainas nga Rusia
-
Stoltenbergu thotë se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s
-
Stoltenberg e quan luftën në Ukrainë si krizën më të madhe në gjenerata