Botë

Musku flet për kolonizimin e planetit Mars, thotë se Toka do të digjet

Elon Musk

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka folur së fundmi për idenë e kolonizimit të planetit Mars.

Në një intervistë për Fox News, ai ka thënë se kjo do të bëhej për “sigurimin e jetës” për njerëzimin, raporton AP.

"Nuk bëhet fjalë për të shkuar në Mars për ta vizituar një herë, por është për ta bërë jetën shumëplanetare. Kështu që ne të mund të zgjerojmë shtrirjen dhe shkallën e vetëdijes për të kuptuar më mirë natyrën e universit dhe për të siguruar mbijetesën afatgjatë të qytetërimit”, është shprehur ai.

“Përfundimisht, e gjithë jeta në Tokë do të shkatërrohet nga dielli. Dielli po zgjerohet gradualisht. Dhe kështu që ne në një moment duhet të jemi një qytetërim me shumë planetë. Sepse Toka do të digjet”, ka shtuar ai.

Musk po ashtu ka folur për fundin e tij në Departamentin e Efiçencës Qeveritare (DOGE). 

Këshilltari i Trumpit, ka ndarë edhe disa nga gjetjet e ekipit DOGE në lidhje me shpenzimet e qeverisë, mashtrimet dhe abuzimet.