Elon Musk ka thënë se po largohet nga administrata Trump pasi ndihmoi në udhëheqjen e një përpjekjeje të trazuar për tkurrjen e madhësisë së qeverisë amerikane që ka shkaktuar deri më tani shkurtimin e mijëra vendeve pune federale.
Në një postim në platformën e tij të mediave sociale X, njeriu më i pasur në botë ka falënderuar Trumpin për mundësinë për të ndihmuar në drejtimin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, i njohur si Doge.
Shtëpia e Bardhë filloi procedurat për "të larguar" Musk si punonjës special i qeverisë të mërkurën mbrëma, raporton BBC.
Roli i tij ishte i përkohshëm dhe largimi i tij nuk është i papritur, por vjen një ditë pasi Musku kritikoi pjesën qendrore legjislative të agjendës së Trumpit.
Manjati i teknologjisë i lindur në Afrikën e Jugut ishte caktuar si "punonjës i posaçëm i qeverisë".
Por largimi i tij vjen një ditë pasi ai tha se ishte "i zhgënjyer" me projektligjin e buxhetit të Trumpit, i cili propozon ulje taksash prej triliona dollarësh dhe një nxitje për shpenzimet e mbrojtjes.