Zyrtarët ukrainas kanë tentuar t’i fshehin planet për sulmet në urën Kerch, por lokacioni i urës dhe rëndësia strategjike, do të thonë se gjithmonë do të ketë sulme të reja ndaj saj. Me kundërofensivën ukrainase, që ka për cak kthimin e territoreve të pushtuara në jug, ura mbetet cak kryesor.
(BBC) - Dy raketa ukrainase kanë pasur cak urën që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar, ka njoftuar Moska të shtunën. Në videot e publikuara nëpër rrjetet sociale shihej tymi në afërsi të urës së Kerchit. Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se raketat S-200 janë përdorur për të shkatërruar raketat ukrainase. Qeveria ukrainase nuk ka komentuar sulmin me raketa. Në muajt e fundit, së paku dy sulme kanë pasur cak urën. Kjo urë, e hapur në vitin 2018, mundëson lidhjen rrugore dhe hekurudhore mes Rusisë dhe Krimesë – territor ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Shërben si pikë kyç e furnizimit të forcave ruse në pjesët e pushtuara në jug të Ukrainës.
Ministria ruse ka njoftuar se Ukraina ka pasur cak strukturën e urës të shtunën në mesditë. Armët e periudhës së Luftës së Ftohtë janë përdorur për të shkatërruar aeroplanët që përdoren për sulmet tokësore. Ndërkaq Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka thënë se “veprimet e tilla barbare... nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar”.
Guvernatori i emëruar nga Rusia në Krime, Sergei Aksyonov, ka thënë se raketa e tretë ishte shkatërruar mbi Ngushticën e Kerchit. Në mëngjesin e së shtunës, Rusia ka deklaruar se 20 dronë ukrainas ishin rrëzuar në afërsi të Krimesë.
Autoritetet ruse në Krime kanë thënë se trafiku është ndalur dhe se tymi ishte shkaktuar qëllimshëm nga ushtria ruse.
Ani pse Kievi nuk ka konfirmuar sulmin, apo armët që ka përdorur, do të ishte aksioni më i fundit nga përpjekjet ukrainase për të dëmtuar urën.
Edhe
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta
Në muajin korrik, mediat ukrainase kishin raportuar se raketat S-200 ishin përdorur për sulme ndaj urës. Gjithashtu gjatë një sulmi tjetër ndaj urës dy persona kanë vdekur.
Burimet brenda shërbimeve të sigurisë në Ukrainë kanë thënë se fshihen prapa sulmit, për të cilin janë përdorur anijet dronë.
Ndërkaq mister mbetet shpërthimi i fuqishëm në tetorin e vitit 2022 mbi këtë urë. Në videot e publikuara shihej shpërthimi i fuqishëm i një kamioni mbi urën Kerch. Kjo urë ishte mbyllur përkohësisht, ndërkaq është rihapur në muajin shkurt.
Kievi vazhdimisht ka përsëritur planet për ta kthyer kontrollin në Krime dhe në të gjitha territoret e tjera të pushtuara nga Rusia që kur nisi luftën e plotë ndaj Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.
Edhe
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
Zyrtarët ukrainas kanë tentuar t’i fshehin planet për sulmet në urën Kerch, por lokacioni i urës dhe rëndësia strategjike, do të thonë se gjithmonë do të ketë sulme të reja ndaj saj. Me kundërofensivën ukrainase, që ka për cak kthimin e territoreve të pushtuara në jug, ura mbetet cak kryesor.
Nuk ka rrugë të tjera për Moskën që të furnizojë ushtrinë e saj në Krime dhe rajonin jugor të Khersonit. Ura e Kerchit është e rëndësisë së madhe. Në rast se ura është jashtë funksionit, madje edhe për një kohë të shkurtër, do të komplikonte furnizimet e ushtrisë ruse.